Testimonials

Albion
Unë jam Eltoni nga qyteti Rrogozhinës, ish-maturant në shkollën “Haxhi Qehaj”. Kam qënë ndjekës i rregullt i video-mësimeve të Matematikës në portalin “Gjimnazistet.al” gjatë vitit të dytë dhe të tretë të gjimnazit. Gjithmonë kam tentuar t’i mësoj me logjikë lëndët shkencore dhe “Gjimnazistet.al” më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Duke qënë se aty gjeja shumë tipe ushtrimesh të zgjidhura dhe të shpjeguara në mënyrë të detajuar, nuk e pata aspak të nevojshme të shpenzoja para në kurse private. Gjithashtu kurseva dhe shumë kohë pasi mund të mësoja kur të doja unë, pa dalë fare nga shtëpia. Përkushtimi ndaj këtyre mësimeve online m’u shpërblye pasi në provimet e maturës mora 2 dhjeta, në Matematikë Bërthamë dhe Matematikë të Thelluar. Jam jashtëzakonisht i lumtur që fitova degën që ëndërroja. Jam i sigurt që do t’ja dal mbanë dhe tani në universitet sepse mendoj që kam baza shumë të mira në Matematikë dhe kjo do të më ndihmojë të përballoj sfidat e Inxh.Elektronike. Elton Saraçi – Student në degën Inxhinieri Elektronike (UPT)