Çfarë përmban “Gjimnazistet.al”

Projekti “Gjimnazistet.al” përmban video-regjistrime të të gjitha mësimeve dhe ushtrimeve të lëndës “Matematikë Bazë”.
Kapitujt, mësimet dhe ushtrimet janë të renditura dhe të strukturuara, në të njëjtën mënyrë si dhe në tekstet mësimore që zhvillohen në shkollë, në mënyrë që çdo gjimnazist të mund të orientohet fare lehtë në programet tona online.


Organizimi

Programi i secilës lëndë është i ndarë në kapituj. PËR ÇDO KAPITULL, do të gjeni në mënyrë të detajuar:

  • Pjesën teorike të të gjitha mësimeve, së bashku me 6-9 ushtrime të zgjidhura dhe të shpjeguara për çdo mësim
    1 video = 1 mësim (ana teorike + 6-9 ushtrime të atij mësimi). Pse 6-9 ushtrime dhe jo më pak/shumë? ‘6-9’ është përgjithësisht numri i ushtrimeve në fund të çdo mësimi në tekstet e matematikës. Një numër i tillë është mëse i mjaftueshëm për të asimiluar plotësisht çdo njohuri rreth atij mësimi. Aktualisht, a zgjidhen gjatë një orë mësimi në klasë, 6-9 ushtrime? Sigurisht që jo. Në programin tonë, këto ushtrime (të të gjitha niveleve të vështirësisë: nga më të lehtat e deri te më impenjativet) janë të zgjidhura dhe të shpjeguara në mënyrë të detajuar dhe çdo gjimnazist/e mund t’i studiojë kurdo ai/ajo dëshiron, në çdo ditë të javës, në çdo orë të ditës.
  • Përmbledhje ushtrimesh, pas një numri të caktuar mësimesh (në tekste mund t’i gjeni me emërtimet “Zgjidhje Detyrash”, “Ushtrime për përpunim njohurish” etj)
    Numri i këtyre mësimeve është në varësi të lëndës, kapitullit konkret etj.
  • Në fund të kapitullit, Ushtrime për përsëritje
    Në këtë seksion, do të trajtohen ushtrimet kryesore të të gjithë kapitullit.