Me ne, ti mëson

...që ti të mos kesh më mangësi në matematikë

Portali i parë i mësimeve të matematikës për gjimnazistët

Të kuptosh shpejt thelbin teorik të çdo mësimi, të kuptosh logjikisht dhe hap pas hapi (jo përmendësh dhe mekanikisht) zgjidhjen e çdo ushtrimi, të kontrollosh njohuritë e tua në fund të çdo kapitulli… Ne mendojmë se kjo është rruga e duhur për të qënë rezultativ në matematikë.
Nëse dhe ti ndan të njëjtin mendim me ne,

MIRË SE ERDHE në “Gjimnazistet.al”

Shpjegim i detajuar i ushtrimeve

Fokusi ynë është jo thjesht zgjidhja e ushtrimeve, por edhe shpjegimi hap pas hapi i çdo kalimi matematik si në zgjidhjen e ushtrimeve të matematikës, ashtu dhe në ato të fizikës.
Ky është elementi kryesor, shtylla e këtij projekti dhe në filozofinë tonë, çelësi i suksesit që çdo gjimnazist të mund të rrisë rezultatet e tij në këto lëndë.

Ushtrime të përzgjedhura

Kujdes maksimal është treguar në perzgjedhjen e ushtrimeve. Niveli i tyre i vështirësisë do të jetë i njëjtë me ato të ushtrimeve të trajtuara në librat e shkollës. Ato do t’i përkasin të gjitha niveleve të vështirësisë: nga më i lehti tek më impenjativi. Por në mësime të caktuara (aty ku do të gjykohet e arsyeshme) do të zgjidhen dhe ushtrime të një niveli më të avancuar.

Shpjegim i thjeshtë i anës teorike

Pjesa teorike do të jetë pjesë përbërëse e çdo mësimi, por shpjegimi i saj do të jetë i përmbledhur dhe i fokusuar te dhënia e informacionit të nevojshëm për zgjidhjen e saktë e të plotë të ushtrimeve. Pra, shpjegimi i pjesës teorike të çdo mësimi do të jetë në funksion të zgjidhjes së ushtrimeve.

 

Programet e gjimnazistet.al

1

Viti i Parë

3

Viti i Tretë